Japoni, tjetër tërmet i fuqishëm

22/03/2011 11:55

Një lëkundje sizmike 6.2 ballë është regjistruar në veri-lindje të Japonisë dhe është ndjerë në prefekturat e Mijagit dhe Fukushimës, të shkatërruara nga tërmeti dhe tsunami i 11 marsit.

Sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë, epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 200 kilometra në brigjet e Iuates, në ujërat e Paqësorit, në një thellësi prej 10 kilometrash.

Agjencia lokale për parashikimin e motit ka bërë gjithashtu të ditur se nga lëkundja nuk ka pasur alarm për tsunami.

Ndërkohë, në centralin bërthamor të Fukushimës rinisën sot përpjekjet për rikthimin e energjisë elektrike dhe ftohjen e reaktorëve të nxehur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA