
Në centralin bërthamor të Fukushimës, në Japoni, kanë rinisur përpjekjet për rikthimin e energjisë elektrike dhe ftohjen e reaktorëve të nxehur, të dëmtuar nga tërmeti i 11 marsit.
Puna ishte ndërprerë për herë të dytë brenda 24 orëve pasi avulli dhe tymi ishin emetuar nga dy prej reaktorëve. Nivelet e radioaktivitetit filluan të rriteshin dhe inxhinierëve iu tha të braktisnin impiantin.
Megjithatë, lidhjet e energjisë janë rivendosur në reaktorë të shumtë. Por autoritetet thonë se nuk kanë mjaftueshëm energji elektrike për të rifilluar ftohjen e sistemeve.
Ndërkohë, shifra zyrtare e vdekjeve të shkaktuara nga tërmeti dhe tsunami ka shkuar mbi 9 mijë persona, me 12.645 persona të tjerë që konsiderohen të humbur.
Top Channel