Izrael, 7 vjet burg ish-presidentit

22/03/2011 09:15

Ish-presidenti i Izraelit, Moshe Katsav është dënuar me 7 vjet burg për perdhunim dhe vepra penale të tjera të karakterit seksual.

Ai është shpallur fajtor për dhunimin e një punonjëseje në vitin 1990, kur ishte ministër i Turizmit, si dhe për një tjetër dhunë seksuale të kryer gjatë kohës që ka qenë president.

Viktima e dhunimit, e njohur si Gruaja A, tha në gjykatë se fillimisht ai e kishte sulmuar atë në zyrën e Ministrisë së Turizmit dhe më pas në një hotel në Jeruzalem.

Katsav dha dorëheqjen nga posti i presidentit në vitin 2007, kur dhe filluan të dilnin të fshehtat e akteve të tij.

Fillimisht ai ra dakord me prokurorët të vetëdeklarohej fajtor për gjeste negative seksuale, në mënyrë që të shmangte akuzat më të rënda. Por më vonë ai e tërhoqi marrëveshjen dhe i mohoi akuzat për dhunë seksuale.

Gjatë dhënies së vendimit, gjyqtari i cështjes i tha Katsav, presidenti i parë i Izraelit që dënohet, se askush nuk është mbi ligjin.

Ndërkohë, avokatët e tij kanë deklaruar për BBC se ai nuk do të futet menjëherë në burg pasi gjykata i ka dhënë 30 ditë afat për të apeluar vendimin. 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta