Itali, përkeqësohet kriza e klandestinëve

22/03/2011 16:20

Më shumë emigrantë afrikano-veriorë mbërritën sot në ishullin e vogël italian të Lampeduzës, ku fluksi i klandestinëve ka dyfishuar brenda pak javësh popullësinë.

Një mjet me 127 persona zbarkoi më parë gjatë ditës në ishull, duke rritur numrin e klandestinëve në 5 500, ndërsa disa mijëra të tjerë janë shpërndarë në Siçili apo qëndra të tjera pritëse në Itali.

Punonjësit e qëndrave të pritjes në Lampeduza kanë informuar mbi mundësinë e një krize humanitare, prandaj Roma do të transportojnë në vende të tjera së shpejti disa mijëra klandestinë.

Shumica e emigrantëve janë nga Tunizia, ku protestat e janarit e kanë bërë shtetin të paaftë për të ruajtur kufirin e tij ujor, por ka edhe një numër të mirë libianësh.

Qëndra e pritjes në Lampeduza, pjesa më e afërt e territorit italian me Afrikën, është projektuar për një kapacitet maksimal prej 800 emigrantësh, prandaj shumë prej tyre janë detyruar të flenë në natyrë.

Ndërkohë, autoritetet italiane përballen edhe me protestat e banorëve të ishullit, të lodhur nga zbarkimet e njëpasnjëshme.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta