
Reja radioaktive e lëshuar nga centrali i Fukushimës do të mbërrijë të mërkurën ose të entjen mbi Itali, bënë të ditur mediat e vendit.
Megjithatë, niveli i rrezatimeve do të jetë aq i ulër sa nuk përbën asnjë lloj rreziku për popullatën, deklaruan ekspertët.
Lëvizja e resë drejt Italise u diktua nga sistemet e rrjetit kombëtar të mbikqyrjes të radioaktivitetit, sistem aktiv në të gjithe rajonet e Italisë.
Këtë mëngjes, sipas nje zyrtari të departamentit bërthamor, nuk ka pasur sinjale për shtim të radioaktivitetit mbi Itali e as mbi Europë.
Sa problematike mund të jetë reja, kjo do të varet nga sa radiacion është lëshuar dhe sa influencohet nga erërat përgjatë rrugës.
Doza e pritshme do te jetë në çdo rast ndërmjet 1.000 dhe 10.000 herë më e vogël se ajo që mberriti pas shpërthimit në Çernobil.
Top Channel