Ironia e Hamilton: Red Bull, vetëm një pije

22/03/2011 20:10

Piloti i McLaren Mercedes, Lewis Hamilton, ironizoi sot në të përditshmen “The Guardian” për shanset e triumfit të Red Bullit, duke thënë se ai njeh me këtë emër vetëm një pije energjitike.

Ish-kampioni i botës u shpreh i sigurt se “shigjetat e argjendta” dhe Ferrari nuk do të lejojnë që Red Bulli të përsërisë suksesin e një viti më parë.

”Red Bulli nuk është një kompani automobilistike, por vetëm një firmë pijesh energjitike. Jam absolutisht i bindur që McLaren dhe Ferrari nuk do të lejojnë që ata të fitojnë. Ekipet tona janë në një nivel të mirë”, deklaroi britaniku.

Megjithatë, Hamilton pranoi se lufta për titull me Ferrarin dhe Red Bullin do të jetë e vështirë. “Vetbesimi i Sebastian Vettel do të jetë i lartë, pas suksesit të arritur në sezonin e shkuar. Për më tepër, ai ka patur makinën më të shpejtë këto dy vitet e fundit”.

Top Channel