Egjipt, zjarri përfshin Ministrinë e Brendshme
22/03/2011 18:55
Zjarri ka përfshirë Ministrinë e Brendshme në Egjipt, një ndërtesë e ndodhur në qendër të Kajros, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Sipas burimeve të pakonfirmuara, zjarri është shkaktuar nga një protestë e disa qindra personave që kërkonin dorëheqjen e Ministrit.
Ambulancat dhe të paktën pesë makina zjarrëfikëse kanë rendur në vendngjarje dhe janë duke u përpjekur të shuajnë flakët.
Nuk është e qartë nëse ka viktima. Sipas “Associated Press”, të paktën 3 mijë persona ishin të pranishëm në këtë demonstratë.
Top Channel