Bakaj thirrje Kuzhes: Dua të luaj

22/03/2011 22:10

Paraqitja e dobët e kombëtares shqiptare në 2 ndeshjet miqësore me Maqedoninë dhe Slloveninë, solli reagimin e shtypit vendas sipas të cilës trajneri duhet t’u besojë më shumë të rinjve.

Një prej tyre, sulmuesi Elis Bakaj kërkon më shumë minuta në dispozicion nga trajneri i përfaqësueses Josip Kuzhe.

“Dua të aktivizohem sa më shumë. Mundohem që në ato minuta që futem në fushë të jap sinjale pozitive që trajneri të më fusë në fushë akoma më shumë. Duke më aktivizuar më shumë do të kem mundësi të tregoj vlerat e mia. Nuk mund të quhem më i ri tani”, deklaron Bakaj.

Sipas dy mbrojtësave kuqezi, Vangjeli dhe Beqiri celësi i suksesit përballë Bjellorusisë është loja në skuadër.

Përfaqësuesja bjelloruse do të ketë mungesa të rëndësishme për ndeshjen e të shtunës, do të mungojë portieri Zhevnov, Aleksander Hleb, dyshja sulmuese Kutuzov – Rodionov të gjithë të dëmtuar si dhe Sergei Kornilenko për arsye kartonash.

Top Channel