Bëjnë tatuazh me hirin e gjyshit
22/03/2011 11:50
Dy persona kanë gjetur një mënyrë shumë të veçantë për të kujtuar gjithmonë gjyshin e tyre: duke bërë tatuazhe me hirin e tij.
Andrew dhe Helen Bird, u trishtuan shumë kur gjyshi 90-vjeçar ndërroi jetë nga kanceri në shkurtin e këtij viti.
Anglezët nga Stoke menduan të përzienin hirin e të ndjerit me bojë dhe bënë secili nga një tatuazh.
30-vjeçarja Helena vizatoi në kurriz një zemër dhe një trëndafil, ndërsa 27-vjeçari Andrew shkroi në krahun e majtë poemën e preferuar të gjyshit të tij.
“Gjyshi ynë kishte shumë humor dhe mendoj se do t’i pëlqente ideja jonë. Në këtë mënyrë ne do e kemi atë gjithmonë me vete, në lëkurën tonë”, tha Helena.
Top Channel