Avioni USA, ulje të detyruar në Libi

22/03/2011 13:05

Një avion amerikan ka bërë ulje të detyruar në Libi. Zëdhënësi i ushtrisë amerikanë rrëfen se nuk ka asnjë të dhënë që të tregojë se “F-15 Eagle” është rrëzuar nga zjarri armik.

Një nga pilotët është marrë prej andej, ndërsa një operacion po zhvillohet në tokë për gjetjen e pilotit tjetër.

Rrethanat e ngjarjes nuk janë zbardhur ende. Por sipas Fox News, mund të bëhet fjalë për një defekt mekanik.

Mësohet se avioni është ulur në një fushë diku pranë Benghazit, fortesa e rebelëve në lindje të vendit.

Top Channel