Dhunë në Bregun Perëndimor, Kolonët bastisin fshatin palestinez Kousra, hedhin gurë ndaj banorëve
Presidenti afgan Hamid Karzai ka caktuar shtatë zona të vendit në të cilat përgjegjësia për sigurinë do të kalojë në korrik nga trupat e NATO-s tek ato afgane.
Bëhet fjalë për provincat relativisht të qeta si Kabuli, Panjshiri, Bemijani dhe qytetet Herat, Mazar-e-Sharif dhe Mehtarlam.
Por ai caktoi gjithashtu edhe Lashkar Gah, kryeqytet i provincës problematike të Helmandit.
Kalimi i kompetencave të sigurisë shihet si një hap kritik në tranzicionin e pushtetit, para se trupat e huaja t’u japin fund operacioneve në vitin 2014.
“Populli i Afganistanit nuk dëshiron që trupat e huaja të mbajnë më tej përgjegjësinë për sigurinë”, ka deklaruar Karzai.
Procesi i kalimit të kontrollit do të fillojë në korrik, kur është parashikuar tërheqja e trupave të para të huaja nga Afganistani.
Top Channel