Tenis, Djokovic fiton Indian Wells

21/03/2011 09:45

Novak Djokovic, pasi mundi në gjysmëfinale dhe e kaloi si numrin 2 të renditjes botërore zviceranin Roger Federer, mposht në finale edhe numrin 1 të tenisit, spanjollin Rafal Nadal, duke fituar turneun Indian Wells.

4-6, 6-3 dhe 6-2 ka qenë rezultati i finales që i ka dhënë fitoren e gjashtë të Masters 1000 dhe fitoren e dytë të Indian Wells në karrierë tenistit serb.

Në klasifikimin e përgjithshëm të ATP-së vazhdon të kryesojë Rafael Nadal me 12630 pikë. Në vend të dytë Novak Djokovic (8700 pikë) dhe i treti Federer (8280).

Top Channel