SHBA: Jo udhëheqje sulmit mbi Libi

21/03/2011 22:50

Presidenti amerikan, Barak Obama paralajmëroi tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga roli udhëheqës në sulmet ndaj Libisë, për të realizuar, sic tha ai, një shpërndarje të barrës së zbatimit të rezolutës së Kombeve të Bashkuara.

Duke njoftuar se Uashingtoni do të tërhiqet brenda pak ditësh nga ky rol, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se NATO do të luajë një rol koordinues, pavarësisht kundërshtimit të Francës dhe Turqisë, dy anëtare të Aleancës që refuzojnë rolin udhëheqës të organizatës.

Ndërkohë, sulmet vijuan edhe në orët e mbrëmjes së të hënës mbi Tripoli, ku u dëgjuan edhe disa të shtëna anti-ajrore.

Top Channel