Galliani darkon me Messin

21/03/2011 10:05

Leo Messi kishte ditën e pushimit dje dhe udhëtoi për në Milano për të bërë pazar dhe për të ngrënë një darkë me administratorin e deleguar të Milanit, Adriano Galliani.

Edhe pse Galliani është një admirues i argjentinasit të Barcelonës, në këtë darkë nuk është folur për një transferim të mundshëm të Messit tek kuqezinjtë.

Gjatë qëndrimit të tij në Itali, Messi shprehu sërish dashurinë e tij për ekipin spanjoll dhe deklaroi se nuk është i mundur një transferim i tij në Itali, si nga ana emocionale ashtu edhe nga ajo ekonomike.

Top Channel