Bayer, Heynckes do të largohet në fund të sezonit

21/03/2011 13:10

Jupp Heynckess do të largohet në fund të këtij sezoni nga drejtimi i Bayer Leverkusen.

Lajmin e ka bërë sot të ditur klubi gjerman që ka shtuar se zëvendësuesi i tij do të jetë Robin Dutt, trajneri aktual i Frajburgut.

65-vjeçari mund të mbyllë këtu duke dale në pension një karrierë të gjatë që e ka parë nën drejtimin e skuadrave të mëdha si Real Madrid dhe Bayern Munchen.

Por, ka zëra se pikërisht tek Bayern Munchen mund të rikthehet sërish trajneri gjerman pasi e ka drejtuar më parë këtë ekip në dy periudha (1987-1991 dhe 2009).

Top Channel