Anti-Bjellorusia, nisin përgatitjet

21/03/2011 22:10

Kombëtarja shqiptare ka startuar përgatitjet për ndeshjen e të shtunës përballë Bjellorusisë.

Diferenca prej 3 pikësh në klasifikim, i shtyn lojtarët kuqezi të mendojnë se Bjellorusia është kundërshtari ynë direkt në këtë grup.

Për sfidën e të shtunës, Kuzhe nuk do të ketë në dispozicion Currin dhe Kapllanin të dëmtuar e Dallkun të pezulluar me kartona.

Përballja e fundit direkte mes këtyre dy skuadrave në Qemal Stafa ishte ajo e 3 viteve më parë, kur kuqezinjtë në atë kohë nën drejtimin e Bariç humbën me rezultatin 4-2.

Top Channel