Starton MotoGP, dominon Stoner me Honda

20/03/2011 21:30

Starton kampionati botëror i MotoGP. Në garën e parë të mbajtur në pistën e Losailit në Katar domominoi australiani Kejsi Stoner, i bashkuar tashmë me Repsol Honda, duke zënë vendin e parë.

I dyti u rëndit kampioni në fuqi, spanjolli Horge Lorenco me Yamaha, për t’i lënë radhën Dani Pedrosës, edhe ky me Repsol Honda.

Valentino Rosi, që këtë vit garon për Ducati nuk mundi të shkojë më lart se sa vendi i shtatë.

MotoGP rikthehet me garën e dytë në pistën e Herezit në Spanjë më datë 3 prill.

Top Channel