Bayern rimerr veten

20/03/2011 08:30

Bajerni i Mynihut mundohet të kalojë shokimin që pësoi nga Interi në Champions League dhe ia del mbanë falë fitores 2-1 me Frajburgun.

Mario Gomez zhbllokon takimin në minutën e nëntë pas asistit të francezit Riberi. Brenda pjesës së parë kundërpërgjigjen vendasit të cilët barazojnë shifrat me Sise. Në barazim mbyllet pjesa e parë për bavarezët të cilët kërkuan më shumë fitoren në 45 minutat e dyta.

Goli i avantazhi vjen dy minuta përpara përfundimit nga francezi Frenk Riberi pas asistit të Timoshuk.

Me këtë fitore vazhdojnë të shpresojë Bajerni për të siguruar një vend për në zonën e Ligës së Kampioneve në kampionatin gjerman.

 

Top Channel