Barcelona me vesin e fitores

20/03/2011 08:20

Barcelona rikthehet te fitorja pasi ka mundur 2-1 Getafen, një ndër të paktat skuadra që më parë ka arritur të mundë skuadrën blaugrana.

Dani Alvesh tregon sërish një formë shumë të mirë duke kaluar skuadrën e tij në avantazh 17 minuta pas fillimit të takimit duke i çuar në dhomat e zhveshjes në epërsi djemtë e Guardiolës.

Me fillimin e pjesës së dytë Bojan Kërkic dyfishon shifrat e siguron në një farë mënyrë këtë fitore të 25-të në 29 ndeshje.

Dy minuta nga përfundimi Getafe reagon e shënon një gol spektakolar me Manu del Moral, por që rezultoi statistikor e nuk ndikoi në këtë fitore të Barcelonës të cilët ia dedikuan shokut të tyre Erik Abidal, i operuar dy ditë më parë nga një tumor.

 

Top Channel