Federer “shëtit” në Los Anxhelos

19/03/2011 12:30

Tenisti zviceran, Roger Federer, u kualifikua me lehtësi për në gjysmëfinalet e Masterit të Los Anxhelos, duke mundur në dy sete bashkëkombasin Wawrinka.

Numri dy në botë mposhti 6-3, 6-4 partnerin e tij në ndeshjet çift, në një ndeshje që zgjati pak më shumë se një orë.

Federer do të përballet në katërshe me serbin Novak Djokovic, në një ndeshje që do të përcaktojë se kush do të mbajë vendin e dytë në botë pas përfundimit të këtij turneu.

Në gjysmëfinalen tjetër, numri një në botë, Rafael Nadal, do të sfidohet nga argjentinasi Del Potro.

Top Channel