Shorti i Europa League

18/03/2011 14:00

Është hedhur edhe shorti i kupës Europa League, për fazën çerekfinale.

Braga dhe Dinamo e Kievit do të përballen me njëra-tjetrën në këtë fazë pasi kanë eliminuar dy skuadrat e mëdha angleze, respektivisht Liverpulin dhe Mançester Sitin.

Skuadra portugeze e Portos do të përballet me Spartakun e Moskës ndërkohë që çifti i katërt i çerekfinaleve të këtij aktiviteti është përballja mes Vijarrealit dhe Tventes.

Ndeshjet e para të çerekfinaleve të Kupës Europa League do të zhvillohen më 7 prill, ndërsa ndeshjet e kthimit më 14 prill.

Benfika dhe PSV që kanë fituar të dyja bashkë 3 kupa Europe do të përballen në gjysmëfinale me fituesen e dyshes Braga-Dinamo e Kievit.

Ndërkohë fituesja e ciftit Porto-Spartaku i Moskës do të përballet me fituesen e ciftit Vijarreal-Tvente.

Finalja e Kupës Europa Leagu do të zhvillohet më 18 maj në Dublin.

Top Channel