Allegri: Inter, jemi ne favoritët

18/03/2011 19:10

Një ditë përpara përballjes vendimtare për fatet e kampionatit në Palermo, trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ndezi rivalitetin me Interin duke cilësuar kuqezinjtë si favoritë për titullin në Serinë A.

Njëkohësisht, ai komentoi deklaratat e Nestës që lë të kuptohet për mundësinë e tërheqjes nga futbolli, Palermon dhe s’kualifikimin e Ibrahimovic.

Palermo – “Palermo është një kockë e fortë dhe mund të fitojmë vetëm nëse luajmë shumë mirë. Është një ndeshje thelbësore për ne, por fakti që Palermo vjen nga pesë humbje radhazi i bën ata një kundërshtar edhe më të rrezikshëm. Duhet të shfrytëzojmë vështirësitë e tyre aktuale në mbrojtje”.

Ibrahimovic – “Pa Ibrën, do të jetë një ndeshje e ndryshme dhe gjërat do të ndryshojnë disi në fushë. Ai i kërkoi falje skuadrës për gjestin dhe ai është veprim që ndonjëherë ndodh. Shpresoj që tre javët të reduktohet. Nuk jam një gjykatës, por pashë edhe një gjest teatror nga mbrojtësi i Barit”.

Inter – “Po bëjmë gjëra të mëdha, por ne kryesojmë kampionatin prej 20 javësh dhe do të bëjmë gjithçka që të mbetemi në krye. Në fillim të sezonit, do të kishim firmosur menjëherë për këto pozita. Milani është favorit. Duhet menduar ndeshje pas ndeshje, në mënyrë që të bëjmë të mundur mbetjen pas të Interit e Napolit deri në fund”.

Nesta – “Është e parakoshme të thuash që mund të tërhiqet. Në këtë moment, të gjithë futbollistët kanë dëshirë të luajnë. Siç e kuptova unë deklaratën, Nesta tha vetëm që në moshën 35-vjeçare është më pranë fundit, por jo që do të tërhiqet në këtë moment”.

Top Channel