UEFA, kontroll surprizë antidoping tek Barça

17/03/2011 12:50

Shërbimet mjekësore të UEFA-s mbërritën sot befasisht në qendrën stërvitore të Barcelonës, ku i kryen kontrolle antidoping dhjetë futbollistëve të klubit katalanas.

Siç informon e përdishmja sportive katalanase “El Mundo Deportivo”, lojtarët e testuar ishin Messi, Afellay, Xavi, Villa, Jeffren, Piqué, Pinto, Iniesta, Valdés dhe Mascherano.

Kjo është hera e dytë brenda sezonit që shërbimet mjekësore të UEFA-s marrin nën kontroll lojtatët e Barcelonës.

Lëvizja e organizmit më të rëndësishëm të futbollit europian erdhi pas kërkesës që Reali bëri në Federatën Spanjolle për të bërë teste mbi katalanasit.

Ironikisht, mbrojtësi Gerard Pique shkroi në faqen e tij të një rrjeti shoqëror: “Përsëri kontroll antidoping nga UEFA. Çfarë rastësie”.

Top Channel