Shitësi që u bë model i Prada-s

17/03/2011 08:45

Alexander Beck, një adoleshent 17-vjeçar, tregon se si nga një punonjës në një fast-food u shndërrua në një model të firmës Prada.

Beck, djali nga Essex (Angli) u dallua nga një zbulues modelësh dhe tashmë i ka hyrë një rruge nga e cila mund të nxjerrë të ardhura që nuk krahasohen me çfarë fitonte më parë.

Brenda muajit, 17-vjeçari e pa veten në pasarelat e Italisë për sfilatën e Prada-s në javën e modës në Milano dhe më pas ushëtoi për në Paris ku Dior dërgoi një makinë për ta marrë në aeroport.

“Isha duke dalë nga puna kur një burrë më ndaloi dhe më tha që i pëlqente shumë fytyra ime. As në ëndrrat më të bukura nuk e kam parë veten të udhëtoja nëpër botë dhe të fitoja kaq para”, u shpreh Beck për ‘The Sun’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA