Liga e Europës, ikin pretendentët

17/03/2011 23:20

Liverpul, Mancester City, Ajaks dhe Bajer Leverkusen janë mes emrave që i thonë lamtumirë Ligës së Europës.

The Reds nuk kanë shkuar dot më shumë se një barazim pa gola në fushën e tyre, përballë Bragës e cila falë fitores 1-0 të një jave më parë në Portugali, kalon për në cerekfinalet e kompeticionit.

Ndërsa Mancester City, edhe pse fitoi 1-0 eleminohet pasi në ndeshjen e parë të luajtur në Kiev të Ukrainës përballë Dinamos vendase, humbi 2-0. Gjermanët e Leverkusenit largohen nga Liga e Europës me një tjetër humbje. Këtë herë Vilareal ka fituar 2-1, duke regjistruar një rezultat të përgjithshëm 5-3 përballë gjermanëve.

Spartaku i Moskës ka shkatërruar 3-0 Ajaksin e Amsterdamit duke u kualifikuar me rezultatin e përgjithshëm, 4-0. Ndërkohë që holandezët e tjerë, Tuente eleminoi Zenitin e Petersburgut edhe pse humbi 2-0, por përballë rusëve, Tuente fitoi në fushën e saj, një javë më parë me rezultatin 3-0.

Benfika barazoi 1-1 me PSG. Portugezët vazhdojnë më tej pasi 7 ditë më parë kishin regjistruar fitoren 2-1. Edhe Porto vazhdon më tej pasi eleminoni CSKA e Moskës me rezultatin e përgjithshëm 3-1, duke u bërë skuadra e tretë portugeze në cerekfinale.

PSV Eindhoven u kualifikua falë një goli përballë Rangers në ndeshjen e luajtur në Skoci.

Në tetëshe bie në sy treshja portugeze,  Porto, Benfika dhe Braga, dy holandezet, Tuente e PSV, për të vijuar më pas me rusët e Spartakut të Moskës, spanjollët e Vilarealit dhe ukrainasit e Dinamos së Kievit. 

Top Channel