NBA, Bullsat rikthehen si në kohët e Jordan

16/03/2011 19:25

Çigako Bulls janë rikthyer për herë të parë që prej kohës së Micheal Jordanit në kryesimin e Konferencës së Lindjes, ndërsa duket se ata do të jenë edhe rivalë të papritur për titullin kampion të këtij sezoni në NBA.

Me fitoren 98-79 përballë Uashingtonit, përpara 22 mijë tifozëve në “United Center” të Çigakos, Bullsat janë të parët tashmë me rezultatin e 48 fitoreve dhe 18 humbjeve, të ndjekut nga Boston Celtics (47-18).

Pavarësisht se Carlos Boozer vazhdon të jetë i dëmtuar, mungesa e tij u bë të mos ndihej prej shpërthimit të Derrick Rose, autor i 23 pikëve dhe Luol Dengut, me 20 pikë.

Paraqitja e shkëlqyer e Rose në këtë sezon bënë që ai të grumbullohej për herë të parë në “Ndeshjen e Yjeve”, por ai duket se po kandidohet gjithmonë e më shumë edhe për MVP (Lojtari më i Mirë) e këtij sezoni.

Në ndeshjet e tjera, Indiana Pacers u rikthyen në fitore pas gjashtë humbjes ndaj New York Kniks, Atlanta shkatërroi Miluokin, ndërsa Dallasi fitoi 104-101 në Portland.

Top Channel