Murgesha shpenzon 850 mijë $ në kazino

16/03/2011 21:05

Një murgeshë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vodhi 850 mijë dollarë nga koleget e saj për të luajtur në kazino, përpara se të zbulohej.

Ngjarja e ndodhur në një lokalitet pranë Nju Jorkut pa si protagoniste një murgeshë 62-vjeçare të quajtur Marie Thornton, e cila kishte shpenzuar kartat e kreditit të shoqeve dhe fonde të kishës në tavolinat e gjelbërta të ruletave dhe pokerit.

E ndodhur në manastir, që lejonte të gjithë murgeshat të përdorinin sipas ndërgjegjes shumën e përbashkët të jetesës, midis viteve 1999-2009, Thornton praktikisht la pa gjë kishën.

Lëvizjet e saj të shpeshta justifikoheshin nëpërmjet faturave të rreme. Sipas tyre, murgesha vizitonte vazhdimisht zona të ndryshme për të përhapur fjalën e Zotit, por në fakt, ajo vizitonte gjithmonë kazinotë e Atlantik Sitit.

Pasi pranoi fajin në gjykatë, Thornton shpjegoi se sa herë që merrte fondet e manastirit për t’i shpenzuar në kazino e dinte që bënte një mëkat, por se e kishte të pamundur të rezistonte ndaj vesit.

Ajo shpresonte që të paktën një herë të fitonte një shumë të mirë parash, në mënyrë që t’i dhuronte për bamirësi, për të rregulluar ndërgjegjen. Kënaqësia e saj e vërtetë nuk ishte fitorja e parave, por vetëm emocioni i lojës.

Megjithatë, ky shpjegim ka pak gjasa të pranohet prej studentëve të shkollës fetare që financojnë jetesën e murgeshave dhe funksionimin e kishës. Për një vit shkollë, ata duhet të paguajnë një taksë prej 28 mijë dollarësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA