Një vajzë amerikane e televizionit, me emër arti Jenni J-Woww, u shpall sot si vajza më e rrezikshme e planetit… të paktën për kompiuterat.
Studimi i përvitshëm i të specializuares “Web Barracuda Labs” informoi se numri i viruseve që lidhen me emrin dhe fotografitë e saj në internet është më i larti se ai që lidhet me çdo personazh tjetër publik.
Një vajzë e zakonshme me banim në Nju Jork, me emrin e vërtetë Jenni Farley, ajo u bë jashtëzakonisht e famshme pasi morri pjesë në një realitetet, i cili transmetonte live të gjithë aventurën e saj dhe shtatë të rinjve të tjerë në pushimet e verës.
Sezonet e “Jersey Shore” janë bërë jashtëzakonisht popullor në SHBA, duke krijuar edhe një mundësi të mirë edhe për piratët, që tashmë lidhin viruset e tyre me emrin e personazhes më “cool” të momentit.
Një vit më parë, ishte aktorja Jessica Alba ajo që u shpall si vajza më e rrezikshme në botë.
Top Channel