Champions, Reali pranë kualifikimit

16/03/2011 21:40

Reali është pranë sigurimit të një vendi në çerekfinalet e Champions League, kur mbeten edhe 45 minuta nga fundi i sfidës me Olympique Lyonnais.

Marcelo realizoi në minutën e 36, duke i dhënë madrilenëve kryesimin e përgjithshëm 2-1.

Braziliani, pas një kombinimi të bukur me Cristiano Ronaldo-n dribloi dy mbrojtës në hyrje të zonës, përpara se të mposhte me të majtën portierin Lloris.

Karim Benzema realizoi një tjetër gol pranë fundit, por pozicioni i tij rezultoi të ishte jashtë loje. Spanjollët dominuan takimin dhe krijuan edhe disa raste të tjera të pastra për shënim.

Në ndeshjen tjetër që po zhvillohet në këto momente, ende nuk është zhbllokuar rezultati midis Chelsea dhe Kobenhavn.

Ky është një rezultat që i shkon për shtat skuadrës së drejtuar nga Ancelotti, e cila fitoi 2-0 në ndeshjen e parë në kryeqytetin danez.

Top Channel