Champions, asnjë surprizë

16/03/2011 22:40

Asnjë surprizë në mbrëmjen e fundit për fazën e 1/8 të Ligës së Kampioneve. Ashtu sic edhe pritej, Real Madrit dhe Celsi u kualifikuan duke kompletuar 8-shen e skuadrave cerekfinaliste.

Në Bernabeo, Lion nuk mundi të përsërisë suksesin e sezonit të kaluar kur mundi të skualifikonte madrilenët. Këtë herë, Real i drejtuar nga Murinjo shkatërroi francezët me rezultatin e pastër 3-0. Marcelo zhbllokoi rezultatin në minutën e 37, gol ky që con në dhomat e zhveshjes në avantazh Realin.

Me nisjen e pjesës së dytë, miqtë përpiqen, por janë të pafuqishëm përballë madrilenëve që shënojnë sërish në minutën e 66 me Benzeman. 10 minuta më vonë, Di Maria vulos rezultatin 3-0. Real kualifikohet me rezultatin e përgjithshëm 4-1 (ndeshja e luajtur në Francë u mbyll 1-1).

Sfida e Londrës, ajo mes Celsit dhe Kopenhagenit është mbyllur në barazim pa gola. Vendasit, falë fitores 2-0 të arritur në Danimarkë, luajtën të qetë e nuk shpenzuan shumë energji përballë modestëve të Kopenhagenit. Ndeshja u mbyll 0-0, rezultat ky që con në fazën tjetër Celsin e Ancelotit.

Tetë skuadrat cerekfinaliste janë Shaktar, Barcelona, Totenhem, Shalke, Man. United, Inter, Celsi dhe Real Madrid. Këtë të premte hidhet edhe shorti që do të përcaktojë katër ciftet cerekfinaliste, ndërsa ndeshjet e para të kësaj faze luhen më 5 dhe 6 prill.

Top Channel