Warner tërheq filmin e Eastwood nga kinematë japoneze

15/03/2011 09:20

“Warner Brothers” ka reaguar në kohë ndaj një koinçidence makabre.

Studio e famshme e prodhimit të filmave ka njoftuar ditën e djeshme se ka tërhequr nga kinematë japoneze filmin “Hereafter”, i regjisorit Clint Eastwood, që përmban një skenë të cunamit që goditi Tajlandën në dhjetor të vitit 2004.

Edhe pse filmi me protagonist Matt Damon kishte disa javë që shfaqej në Japoni, një nga përgjegjësit e Warner theksoi se disa skena të tij “nuk janë të përshtatshme për momentin”.

Japonia u godit javën e kaluar nga një tërmet 8.9 ballë dhe pas tij një cunami shtoi dëmet dhe viktimat, të cilat mendohen se janë më shumë se 10 mijë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA