Të transplantosh një sy pas koke

15/03/2011 18:55

I vetëquajtur artist, një amerikano-iraken i quajtur Wafaa Bilal, transplatoi një sy të tretë pas koke, që në të vërtetë nuk është asgjë tjetër përveçse një mikro-kamer.

Sot 45-vjeçar, Bilali emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 25 vjet më parë, por ai thotë se shpesh është penduar për ato gjëra që ka lënë pas shpatullave.

Në mënyrë që të sigurohet që diçka e tillë të mos ndodhë më, ai vendosi t’i nënshtrohet një operacioni, për vendosjen e një web-kamere në pjesën e pasme të kokës.

Pajisja është në gjendje të kapë nga një fotografi në çdo minutë, ndërsa të gjithë fotografitë postohen në kohë reale në faqen e internetit www.3rdi.me.

Mikrokamera është e pajisur me faqe titani dhe një pllakë metalike të pozicionuar disa milimetra brenda lëkurës, e fiksuar pas kafkës, në mënyrë që ajo të mos lëvizë asnjëherë.

Një telefon celular me lidhje 3G lejon dërgimin dhe publikimin e imazheve në kohë reale në internet. Kjo formë e artit ekstrem detyron “artistin” që të flejë i ulur. Ajo është kritikuar gjerësisht, pasi sipas kritikëve, përbën një mënyrë të survejimit të jetës, të ngjashme me atë që ndodh në Big Brother.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA