Schuster largohet nga Beshiktashi

15/03/2011 10:45

Bernd Schuster ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij si trajner i Beshiktashit.

Ekipi turk ka marrë disa rezultate negative në javët e fundit. Beshiktashi është në vendin e shtatë në kampionatin turk, 21 pikë pas kryesuesve të Fenerbahçes dhe është eliminuar nga Europa League.

Shtypi turk ka kritikuar ashpër teknikun gjerman për rezultatet negative të ekipit nga Stambolli dhe gjatë ditës pritet një konferencë shtypi lamtumire nga ish-trajneri i Real Madridit.

Top Channel