Që prej 11 shtatorit 2001, një numër i madh tragjedish kanë ndodhur pikërisht në datat 11, duke bërë që të flitet gjithmonë e më shumë për një mallkim të datës 11.

E fundit që i është bashkuar këtij mallkimi është data 11 e këtij muaji, me tërmetin e tmerrshëm që shkaktoi dëme të jashtëzakonshme në Japoni.

Gjithmonë e më shumë, numri 11 po merr vendin e 13 si numri i mallkuar, ndërsa duket se mund të zëvendësohet edhe numri i Djallit, 666.

Drejtuesit hollivudianë kanë vendosur të krijojnë një film horror, i cili do të titullohet pikërisht 11.11. Këto janë rastet që lidhen pikërisht me mallkimin e numrit 11.

11 shtator 2001 – Tre avionë civilë goditën dy kullat e binjake në Nju Jork dhe Pentagonin në Uashington, duke shkaktuar rreth 3 mijë të vdekur, në atë që është edhe sot sulmi më i përgjakshëm terrorist i historisë.

11 mars 2004 – Disa terroristë të afërt me Al-Kaedën vendosën bomba në katër pjesë të rrjetit hekurudhor të Madridit, duke shkaktuar 191 të vdekur dhe 1 841 të plagosur.

11 qershor 2006 – Në Mumbai, terroristët provokuan shtatë shpërthime në metro, ndërsa në sulm mbetën të vrarë 190 persona dhe 714 të tjerë u plagosën.

11 shtator 1973 – Në Kili vdes nga një infarkt presidenti Salvador Allende, duke i lënë vendin regjimit të tmerrshëm të gjeneralit Augusto Pinochet.

25 mars 1911 – Në Manhatan përjetohet një tragjedi e vërtetë, si rrjedhojë e një zjarri në një fabrikë veshjesh, ku humbën jetën 146 persona, midis të cilëve 123 gra.

11 – Kaq është edhe numri i gërmave në emrin e njeriut më të frikshëm të historisë, Adolf Hitler.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA