Fondi Monetar Ndërkombëtar me mision në Kosovë nëpërmjet një deklarate për shtyp njofton publikun se qeveria e vendit nuk do të mund t’i rrisë pagat e punonjësve civile nga 30-50%.
Në njoftimin e FMN-së thuhet se, tashmë ka përfunduar vlerësimin e performancës ekonomike dhe sektorit financiar në Kosovë.
Sipas expertëve të FMN-së, diskutimet mbi buxhetin e vitit 2011 kanë avancuar, por ato nuk mund të përmbylleshin gjatë vizitës së misionit dhe do të vazhdojnë në periudhën në vijim.
Delegacioni i FMN-së i udhëhequr nga Costas Christou vizitoi Kosovën gjatë 7 dhe 15 marsit. Ndërkohë, përpos që është vlerësuar performanca ekonomike dhe atë të sektorit financiar, janë zhvilluar edhe diskutime mbi draft-buxhetin për vitin 2011, si pjesë të shqyrtimit të parë të Aranzhmanit Stand-By.
“Njëra prej çështjeve të mbetetura është rritja substanciale në shumën e pagave të sektorit qeveritar që parashihet në këtë draft-buxhet. Kjo rritje nuk është në përputhje me objektivat e programit SBA. Rimëkëmbja ekonomike është në rrugë të mbarë kundrejt një rritjeje ekonomike dhe kreditimit të sektorit privat. Rritja reale ekonomike pritet të arrijë 5.5 përqind në vitin 2011”, thuhet në deklaratë.
Megjithatë, sipas FMN-së ka shenja inkurajuese përkundër një trendi të përkeqësuar në kreditë jo-performuese, sektori bankar mbetet i qendrueshëm dhe me kapital të mjaftueshëm në përgjithësi”.
Top Channel