Gjermani, Low zgjat kontratën me kombëtaren

15/03/2011 13:50

Joachim Low, trajneri i kombëtares gjermane, ka zgjatur kontratën e tij me Federatën Gjermane të Futbollit (DFB) deri në përfundim të Kupës së Botës në Brazil që do të zhvillohet në vitin 2014.

Lajmin e ka bërë të ditur DFB-ja.

Trajneri 51-vjeçar ka marrë detyrën si teknik i kombëtares gjermane në vitin 2006, pas dështimit të Klinsmann në botërorin që u zhvillua në Gjermani.

Low ka arritur një vend të dytë në Euro 2008 dhe një vend të tretë në Botërorin Afrika e Jugut 2010 nën drejtimin e kombëtares gjermane.

 

Top Channel