Dy gola Bayern, Interit i duhet mrekullia

15/03/2011 21:35

Bayerni dhe Manchester United janë shumë pranë kualifikimit në çerekfinalet e Champions League, pas përfundimit të 45 minutave të para të ndeshjeve që po luhen në këto momente.

Ndonëse kampionët në fuqi të Europës kaluan në avantazh të parët në “Allianz Arena”, kur Eto’o realizoi në minutën e katërt, përgjigja me dy gola nga Gomez e Muller përmbysi situatën në favorin e gjermanëve.

Bayerni dominoi të gjithë pjesën e parë dhe krijoi disa raste të tjera të mira për shënim, duke lënë Interin në kërkim të një mrekullie. Pas humbjes së parë 1-0 në fushën e tyre, italianët kanë nevojë të fitojë pavarësisht rezultatit, në mënyrë që të avancojnë.

Në ndeshjen tjetër që po zhvillohet në këtë moment, Hernandez shënoi në minutën e pestë për Manchester United, në ndeshjen me Marseille. Pas barazimit pa gola në Francë, anglezët duken edhe ata panë një vendi në tetëshe.

Top Channel