Will Smith refuzon fluturimin në “economy”

14/03/2011 08:35

Vetëm për të mos fluturuar në klasën ekonomike përreth 50 minuta, Will Smith ka shpenzuar 10 mijë dollarë për të marrë me qera një avion.

Aktori nuk është menduar dy herë kur në aeroportin e Dublinit i kanë shpjeguar se në fluturimin e Air Lingus kishte vende vetëm për njerëz të zakonshëm.

Smith gjendet në Evropë teksa po shoqëron vajzën e vetë Willow për të ndjekur turin e Justin Bieber.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA