Lampard nxjerr në rrugë një 98-vjeçare

14/03/2011 16:20

Mesfushori i Chelsea, Frank Lampard, rikthehet në qendër të vëmendjes për shkak të zënkës së pafund me ish-gruan e tij, Elen Rives.

Një javë më parë, modelja spanjolle akuzoi babain e dy fëmijëve të saj që po nxjerr në rrugë gjyshen e saj 98-vjeçare, nga apartamenti në emrin e tij në Barcelonë, pasi dëshiron t’a nxjerrë në shitje.

Nga ana e tij, Lampard u përgjigj në shtypin anglez duke theksuar se faji për këtë është pikërisht i ish-gruas së tij, e cila nuk i ka kthyer përgjigje për ofertën e bërë prej tij për të marrë përsipër pagimin e kredisë prej 290 mijë stërlinash.

Modelja iu lut mesfushorit që fiton 150 mijë stërlina në javë që të rimarrë në konsideratë shitjen e apartamentit, të cilin e bleu kur ata ishin së bashku.

Lampard i ofroi asaj që të merrte përsipër pagesën e kredisë, por Rivas pretendon se nuk është në gjendje t’a përballojë.

Duke qenë se e përdorin shumë pak apartamentin në Barcelonë, ata vendosën bashkarisht që në të të jetonte gjyshja 98-vjeçare e modeles.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta