Ibrahimovic humb Interin, 3 javë pezullim

14/03/2011 18:15

Zlatan Ibrahimovic do të mungojë në derbin kundër Interit, pasi Komisioni i Disiplinës i Federatës Italiane të Futbullit (FIGC) e pezulloi me tre javë, pas gjestit të tij antisportiv në ndeshjen me Barin.

Në ndeshjen e zhvilluar të dielën, suedezi goditi në stomak një mbrojtës të Barit dhe u përjashtua nga loja me karton të kuq, por gjesti i tij u gjykua si antisportiv dhe u vendos që ndëshkimi të rëndohej më tej.

Milani ka vendosur të apelojë ndaj vendimit. Nëse ai nuk do të ndryshojë, Ibrahimovic do të humbë ndeshjet me Palermon, Interin dhe Fiorentinën.

Top Channel