F1, Vettel zgjat kontratën me Red Bull deri në 2014

14/03/2011 13:20

Sebastian Vettel ka rinovuar kontratën e tij deri në vitin 2014 me skuderinë Red Bull.

Piloti gjerman, kampion i botës në fuqi i Formulës 1, kishte një kontratë të mëparshme që e lidhte me skuderinë austriake deri në vitin 2012.

“Ishte një vendim që u mor nga të dyja palët sepse ekzistonte dëshira për vazhdimin e bashkëpunimit. Zgjatja e kontratës nuk ishte fare problem”, u shpreh këshilltari i Red Bull, Helmut Marko.

Top Channel