Elbasan, Rama në panairin e Verës

14/03/2011 20:00

Gjatë ditës së hënë Edi Rama dhe zonja ishin edhe në Elbasan, qyteti prej nga u përhap tradita e kremtimit të ditës së Verës.

Në urimin e tij, zoti Rama e theksoi posacërisht këtë fakt. Një mendim të vecantë ai pati për qytetarët në nevojë.

“Gëzuar të gjithëve, në radhë të parë atyre që janë në vështirësi për shkak të papunësisë, varfërisë dhe cmimeve që rriten dhe sasia e parasë në xhep bie përditë. Shpresojmë që kjo ditë vere të shënojë ndryshimin që meritojnë të gjithë qytetarët shqiptarë”, deklaroi Rama.

Zoti Rama dhe zonja, të shoqëruar edhe nga deputetë socialistë dhe kryetari i bashkisë së Elbasanit, vizituan edhe panairin me produkte ushqimore dhe artizanale që hapet me rastin e ditës së verës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA