Clooney-Canalis, vetëm një reklamë?

14/03/2011 20:55

Dashuria midis George Clooney dhe Elisabetta Canalis mund të ketë përfunduar, madje ka edhe nga ata që janë të sigurt se nuk ka egzistuar kurrë.

Së fundmi, një gazetar amerikan iu afrua aktorit hollivudian dhe e pyeti për planet e tij të së ardhmes me “show-girl” italian. Si gjithmonë, Clooney nuk u përgjigj, ndërsa sekreti i madh në deklaratat e çiftit bën që të vihet në pikëpyetje edhe vetë ekzistenca e lidhjes.

E përjavshmja franceze “Voici”, publikoi sot një artikull, në të cilin e konsideronte lidhjen e shumëpërfolur si vetëm një fiksion.

Në artikull, shkruhet qartësisht se midis aktorit dhe modeles nuk ka ekzistuar kurrë një histori e vërtetë dashurie, por lidhja e tyre ka qenë vetëm një tentativë për të reklamuar më tej veten e tyre.

Asnjë projekt, shumë pak dalje në publik, edhe ato vetëm në evenimente me tapet të kuq dhe pasion nën zero, bëjnë “Voici” që të jetë tërësisht e sigurt për atë që shkruan.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta