Beckham, “djali i keq†vishet me rozë
14/03/2011 16:30
David Beckham u përpoq t’i jepte vetes pamjen e një “djali të keq” kur iu bashkua disa miqve të tij për një shëtitje me motor në Malibu, një javë më parë.
35-vjeçari i Los Anxhelos Galalsisë mund të duket si një motorist i regjur me trupin e mbuluar me tatuazhe, xhinset dhe helmetën që i linte fytyrën e zbuluar.
Megjithatë, në pamjen e tij, kishte një detaj që e tradhëtonte, një shami koke rozë e marrë me vete.
Për një motorist të vërtetë, një ngjyrë e tillë aspak mashkullore është jashtëzakonisht e turpshme.
Top Channel