Athinë, ekzekutohet 30-vjecari shqiptar

14/03/2011 17:40

Një shtetas shqiptar është ekzekutuar mesditën e sotme në Athinë. Viktima, Ermal Merko, 30 vjec, u qëllua në një prej bareve më të frekuentuara të kryeqytetit grek.

Sipas policisë, Merko ndodhej në lokal në shoqërinë e dy miqve të tij, edhe ata shtetas shqiptarë, kur persona të armatosur u afruan dhe e qëlluan nga afër me katër plumba në kokë.

Vdekja e viktimës ishte e menjëhershme, ndërsa miqtë e tij nuk u lënduan. Në vazhdim, agresorët u larguan me motocikletë në drejtim të paditur.

Policia ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen. Viktima, sipas saj, njihej me ekzekutorët e tij pasi pak sekonda para se të qëllohej tentoi të largohej, por nuk mundi t’u shpëtonte plumbave.

Trupi i 30-vjecarit u dërgua në morg, ndërsa burime policore thonë se pista kryesore e hetimeve deri tani është ajo e larjes së hesapeve.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta