Bayern “stërvitet” në prag të Champions

13/03/2011 08:20

Në pritje të ndeshjes së madhe të Champions League ndaj Interit, Bajerni i Mynihut shkatërron 6-0 Hamburgun në javën e 26 të Bundesligës.

Megjithatë kjo fitore nuk e ndihmon skuadrën e Van Gal të rifutet në luftën për titull edhe pse Dortmundi kryesues u mund 1-0 nga Hofenhaimi.

Ky tre pikësh e çon në 16 diferencën e Bajernit me kreun e klasifikimit. Protagonist i kësaj përballjeje në Alianz Arena ishte holandezi Arjen Roben, autori i 3 golave të parë.

Riberi shënon golin e katërt, për t’i lënë më pas rradhën Mylerit për të çuar shifrat 5-0, ndërkohë që goli i gjashtë ishte autogoli i Vesterman.

Në ndeshjet e tjera Volfsburgu mundet 2-1 nga Nurenbergu, Kaizerslauterni mund 2-1 Fraiburgun, ndërsa Eintrahti u mund po 2-1 nga Shalke 04.

 

Top Channel