Studentët vizitojnë maketet e kompleksit parlamentar

12/03/2011 19:55

Pas prezantimit të 12 maketeve për ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar, pedagogë dhe studentë të degës së arkitekturës nga universitete të ndryshme vizituan sot ekspozitën e hapur në Kuvendin e Shqipërisë me këto makete.

Studentët dhe pedagogët shfaqën interes për të gjitha maketet, që, sipas tyre, shfaqin modele të arrira të harmonizimit të elementëve moderne në arkitekturë.

E pranishme mes vizitorëve ishte dhe kryetarja e Kuvendit, e cila falenderoi studentët dhe pedagogët për interesimin e paraqitur, që në hapje të ekspozitës.

Studentët, duke vlerësuar transparencën për publikun në këtë proçes, theksuan se maketet për kompleksin e ri parlamentar, hapin një fazë të re për zhvillimin e arkitekturës shqiptare.

“Maketet e prezantuara plotësojnë kërkesat më të larta të estetikës dhe të së bukurës në arkitekturë”, u shprehën studentët dhe pedagogët e arkitekturës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA