Nadal: Jam në formën perfekte

12/03/2011 13:35

Numri një në botë në tenisin mashkullor, Rafael Nadal, deklaroi sot se nuk ka asnjë arsye për të mos luajtur në nivelin më të lartë gjatë Masterit të Los Anxhelosit.

I rikthyer prej pak kohësh nga dëmtimi që i kushtoi elimimin në “Australian Open”, spanjolli është i bindur se mund të shkojë deri në fund të rrugës në “Indian Wells”, kompeticion të cilin e ka fituar dy herë në karrierë.

”Nuk ka asnjë arsye përse të mos jem në gjendje të luaj mirë. Isha duke luajtur mirë përpara se të dëmtohesha në Australi. Gjithmonë më ka pëlqyer ky turne, pista e tij dhe gjithmonë kam luajtur shumë mirë në këtë turne”, deklaroi Nadal.

”Jam në një pozicion shumë të mirë për të rifilluar kampionatin në formën më të mirë. Ndihem në formë perfekte. Isha pak i pafat me atë dëmtim, por tani kam bindjen se jam kthyer si në formën përpara fillimit të sezonit”.

Top Channel