Leonardo mbetet optimist pas barazimit

12/03/2011 12:55

Barazimi në fushën e Brescia-s ishte një goditje për shanset e Interit për të fituar titullin kampion, por një ditë pas këtij zhgënjimi, trajneri Leonardo përpiqet të mos bëjë drama.

”Barazimet nuk mund të na pëlqejnë shumë, por nuk duhet të bëjmë drama. Deri tani kemi arritur 11 fitore, një barazim dhe dy humbje, prandaj është e qartë që bilanci është shumë i mirë.

E dinim që duhet të luftonim shumë, sepse Brescia është në formë të mirë dhe po merr rezultate të shkëlqyera. Ata janë një skuadër shumë e fortë dhe kompakte. Deri në fundin e kampionatit mbeten edhe shumë ndeshje, prandaj gjithçka mund të ndodhë”, tha braziliani.

Përsa i përket dëmtimit të Lucio-s, i cili nuk mundi të vazhdonte deri në fund ndeshjen, Leonardo tha: “Duhet të presim përgjigjet e analizve mjekësore pasi tani ende nuk është e qartë. Ai ndieu një dhembje dhe duket se kemi të bëjmë me probleme muskulore, por kjo do të përcaktohet nga mjekët”.

Top Channel