Van Gaal: Dua ta mbyll me nder

11/03/2011 16:15

Trajneri i Bayern Munchen, Louis van Gaal, tha sot se shpreson të largohet me nder nga drejtimi i klubit gjerman dhe se vendimi për të prishur në mënyrë konsensuale kontratën në fund të këtij sezoni ishte “vendim i zgjuar”.

“Duhet të fitojmë çdo ndeshje që na ka mbetur. Dua ta mbyll me nder”, u shpreh hollandezi.

Van Gaal theksoi se është i trishtuar nga fakti se do të largohet nga drejtimi i bavarezëve, por pranoi që kjo është gjëja më e mirë për klubin.

Louis van Gaal erdhi në drejtimin e Bayern Munchen në vitin 2009 dhe që në vitin e parë fitoi Bundesligën, Kupën e Gjermanisë dhe arriti deri në finalen e Ligës së Kampioneve.

Sezoni i dytë i Van Gaal ka qenë i mbushur me probleme. Kampionati gjerman tashmë është i humbur, klasifikimi direkt për në Ligën e Kampioneve për sezonin tjetër është ndërlikuar shumë dhe nuk është arritur finalja e Kupës së Gjermanisë.

Van Gaal, pas largimit nga Bayern, do të marrë një vit pushim.

Top Channel